Bitcoin ka përjetuar një prej performancave më të këqija të 10 viteve të fundit, por në të njëjtën kohë vlera është bërë më e qëndrueshme.
Paqëndrueshmëria e kriptovalutës më të madhe në botë ka rënë në pikën më të ulët dhe prej dy javësh ka rezultuar edhe më i qëndrueshëm sesa aksionet e kompanive.
Matur mbi baza javore, paqëndrueshmëria ka rënë në pikën më të ulët që nga 2016-ta.
Luhatja e vlerës është parë si një karakteristikë e kriptovalutave dhe në veçanti për bitcoin që pak ditë më parë festoi 10 vjetorin e themelimit.
Autoritetet në mbarë botën e kanë kritikuar monedhën pikërisht për këtë mungesë stabiliteti duke hedhur dyshime se ajo mund të ruajë vlerën e saj.
Gjithashtu është një arsye e cila nuk ka lejuar adoptimin në masë të bitcoinit si formë pagese.
Edhe
Bitcoini thyen rekordin historik
Megjithatë investitorët dhe tregtarët tashmë duke parë zhvillimet pozitive në këtë drejtim, presin qëndrimin e autoriteteve financiare.
Në dhjetor të vitit të kaluar bitcoin shkoi deri në 1,300 të vlerës që kishin në fillim dhe vlerësuar me gati 20,000 dollarë.
Por gjatë 2018-ës vlera ka rënë me 70 për qind dhe aktualisht sillet mes 6,000 deri në 6,500 dollarë./pcworldalbanian