Patenta e Samsungut është pajisje që mund të jetë pasardhësi i helmetës HMD Odyssey Windows Mixed Reality. Bazuar në skicat nga aplikacioni për patentë, sajti LetsGoDigital ka krijuar renderë me ngjyra të cilat tregojnë se pamja e pajisjes VR mund t’i ngjajë syve të mizës.
Pjesa e përparme e pajisjes i ka dy seksione gjysmë transparente, të ndara në mes. Për momentin nuk dihet nëse ky dizajn u realizua me qëllim ose rastësisht, dhe shpresohet që ndryshimet që patenta do të jenë më funksionale, sesa estetike.
Patenta sugjeron që pajisja tjetër Odyssey VR do të jetë shumë më e fuqishme. Diagrami i zbulon gjithsej katër kamera në pjesën e përparme, dy në secilën gjysmë, shkruan KOHA Ditore. Kjo do ta zgjerojë fushën e shikimit për sistemin e përcjelljes së helmetës, dhe mund ta detektojë potencialisht pajisjen edhe nëse duart e përdoruesit janë zgjatur anash.

Mund të shihet edhe një ridizajnim domethënës i rripave dhe kornizave që e mbajnë helmetën. Si gjithmonë kur bëhet fjalë për patentat, nuk ka asnjë informacion se kur dhe nëse zgjidhja e patentuar do të zbatohet në një produkt konkret.
-
Patenta nga Samsung zbulon planet e kompanisë për një telefon me ekran të dyfishtë
-
Samsung planifikon syze të realitetit të shtuar me palosje
-
Revolucion në teknologji, Samsungu prezanton kompjuterin me një ekran palosës
-
Samsungu po krijon orën me kamerë
-
Syzet inteligjente mund të jenë hapi tjetër i madh në teknologji