Romë, 30 dhjetor – Kompania “Apple” duket se po dikton linjën e veprimit në fushën e telefonave inteligjentë edhe në lidhje me karikuesit ose, më mirë, mungesën e tyre në kutitë e paketimit të smartfoneve.
Pas “Samsung” me “Galaxy S21” që pritet të dalë në fillim të vitit 2021, edhe “Xiaomi” ka konfirmuar se do të nxjerrë në shitje aparatin e parë të radhës, “Mi 11”, pa përfshirë karikuesin, me qëllim zvogëlimin e ndikimit në mjedis.
Kompania me qendër në Pekin e njoftoi zgjedhjen e saj në platformën kineze “Weibo”.
Në mediat sociale nuk munguan postimet e atyre që kujtuan replikën e “Xiaomi”-it ndaj “Apple”, tetorin e kaluar, kur kjo e fundit njoftoi se “iPhone 12” do të paketohej pa karikues.
“Mos u shqetësoni, ne nuk lëmë asgjë jashtë kutisë “Mi 10T Pro”, shkroi atëherë “Xiaomi” në “Twitter”/ANSA.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?