Kompania e njohur Panasonic ka lansuar smartfonin e ri Android, të quajtur Eluga I9.
Ky smartfon kushton rreth 116 dollarë dhe do të jetë në dispozicion ekskluzivisht në Flipkart, Indi, duke filluar nga 15 dhjetori.
Panasonic Eluga I9 vjen me ekran 5-inç IPS me rezolucion prej 720 pikselë dhe është i trashë 7.8 mm, transmeton Koha.net. Punon me procesor 1.25 GHz MediaTek MT6737 me katër bërthama, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme.
Gjithashtu, vjen me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë, të dytë me blic. Eluga I9, po ashtu, ka baterinë prej 2,500 mAh dhe punon me sistemin operativ Android 7.0 Nougat.
Eluga I9 do të jetë në dispozicion në tre ngjyra: gri, ari dhe të kaltër.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Dua Lipa fytyra e re e Apple
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple