Duke nisur nga e enjtja, syzat e para të krijuara nga bashkimi në mes të Facebookut dhe Ray-Banit do të jenë në shitje për 299 dollarë. Ato quhen “Ray-Ban Stories”, dhe njerëzit me to mund të gjejnë gjithçka që gjejnë në syza të përditshme, por që tash ka shumë gjëra shtesë.
Kornizat e syzave përfshijnë dy kamera të përparme për xhirim të videove e shkrepje fotografish. Ato janë të sinkronizuara me një aplikacion për kamera, i quajtur Facebook View, në të cilin mund të editohen e të shpërndahen edhe në aplikacionet tjera të telefonit, jo vetëm në rrjetin më të madh social Facebook.
Ekziston edhe një buton fizik me të cilin nis xhirimi, apo mjafton të thuhet “Hej Facebook, bëj një video” (në gjuhën angleze) për t’i kontrolluar vetëm me zë.
Dhe mbi të gjitha, më e rëndësishmja, ato duken sikur syza normale.
“Ray-Ban Stories” po ashtu mund të lidhen me Bluetooth me telefon dhe mundësojnë bërjen e thirrjeve apo dëgjimin e ndonjë audioje pa e nxjerrë telefonin fare nga xhepi. Një buton mbi korniza mundëson ndryshimin e volumit.
Këto syza janë produkti i parë i lansuar nga partneriteti mes Facebookut dhe “Essilor Luxotticas”, kompanisë amë të “Ray-Banit”.
Edhe
Instagrami po teston një veçori të shumëpritur për ‘Story’
Të dyja kompanitë e kanë cilësuar lansimin si hap avancues në botën e teknologjisë.