Javën e kaluar u paraqit teaseri për Oppo F11 Pro me sistem të ri të kamerave në pjesën e pasme dhe pa kamerë të përparme, gjë që sugjeron për sistem me pop-up slider. Tani kompania në Twitter e ka publikuar një video teaser prej gjashtë sekondave, duke e konfirmuar dizajnimin e telefonit dhe sloganin "Brilliant Portrait in low light" për kamerë, përcjell GSMArena.
Pritet që telefoni i ri të ketë kamerë selfie e cila do të shfaqet pa korniza, por ndryshe nga modeli Vivo NEX S pop-up mekanizmi do të jetë në qendër dhe në përputhje me sistemin e kamerave në anën e pasme. Duke pasur parasysh se kamera kryesore në anën e pasme do ta ketë një sensor 48MP, pritet senzori Samsung ISOCELL GM1 ose Sony IMX586.
Oppo ende nuk e ka njoftuar datën e prezantimit të telefonit të vet të ardhshëm premiun, por vetëm vuri në dukje se F11 Pro do të prezantohet së shpejti.