Muajin e ardhshëm, Obsidian do ta prezantojë RPG-në e vet të radhës për Xbox One, PlayStation 4 dhe PC, duke ia mundësuar lojtarëve që ta eksplorojnë universin dhe mundësitë e reja në një nga botët e Halcyon, raporton Overclock3D.
The Outer Worlds u paralajmërua për 25 tetor, ndërsa traileri më i ri për lojën tregon se çfarë mund të presin lojtarët në botët Monarch dhe Terra 2.
Kolonistët do ta kenë një numër të madh aktivitetesh potenciale, qoftë kjo puna e sinqertë apo veprimtari më pak legale, shkruan KOHA Ditore. Lojtarët do ta kenë opsionin ose të ndihmojnë ose të përfitojnë nga shoqëria e çekuilibruar, në kuadër të universit The Outer Worlds.
Loja do të jetë gjithashtu në dispozicion për konzolën Nintendo Switch, por pak më vonë pas lansimit të saj në platformat e tjera.