Nokia të dielën ka njoftuar planet për ta ndryshuar identitetin e markës për herë të parë në më tepër se gjashtë dekada, përfshirë edhe logon, si pjesë e tentimit për të pasur një rritje agresive në industrinë e pajisjeve të telekomunikacionit, raporton agjencia Reuters.
Logoja e re përëhet nga pesë forma të ndryshme që formojnë fjalën “NOKIA”. Logoja e vjetër ikonike me ngjyra të kaltra do të ndërrohet për një logo me ngjyra të ndryshme varësisht nga përdorimi.
“Kishte një ndërlidhje me telefona të mençur dhe këto ditë ne jemi biznes i teknologjisë”, ka thënë shefiu ekzekutiv Pekka Lundmark për “Reutersin”.
Artikuj të ngjashëm