Kompania HMD Global, pronar i brendit Nokia dhe kompania e njohur për prodhimin e optikës Zeiss, paralajmëruan arritjen e partneritetit me qëllim të paraqitjes së standardeve të reja në fushën e fotografimit dhe xhirimit në industrinë e telefonave të mençur.
Kompanitë thanë se bashkëpunimi është i bazuar në përvojën e mëhershme të përbashkët dhe dëshirën e përbashkët për të avancuar kualitetin e xhirimit dhe fotografisë në telefona, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkëpunimi ka të bëjë në punën e përbashkët në shumë fusha, duke nisur prej softuerëve, shërbimit e deri te kualiteti i ekranit dhe dizajni optik, gjë e cila do të sjellë mundësi të reja të xhirimit dhe fotografimit.
Bashkëpunimi i këtyre dy kompanive ka nisur para më shumë se një dekade dhe ka pasur të bëjë me inovacionet teknologjike, siç janë telefonat me kamerë multi-megapiksel dhe pajisje tjera si seria e telefonave Nokia N e deri tek ata me teknologjinë Nokia PureView.
Përkushtimi i avancimit të përhershëm të përvojës së xhirimit dhe fotografimeve në telefonat e mençur paraqet reflektim të vlerave të përbashkëta – përkushtimin ndaj kualitetit dhe dëshirës për të avancuar përvojën e përdorimit, thonë të dyja kompanitë.