Teknologjia është përtej rrjeteve sociale. Zhvillimi i hovshëm teknologjik po ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen e njerëzimit, prej karrierës, privatësisë e deri të shëndeti.
Uranik Begu, drejtues i ICK-së, në Rubikon të KTV-së ka thënë se ndonëse ekspozimi është i pashmangshëm është vetë individi ai që vendos se si ta bëjë atë.
Ai tregoi se për vete nuk përdor Facebook-un mirëpo ka zgjedhur që të përdorë rrjete tjera sociale përmes sëcilave ai zgjedh se sa shumë do t’i ekspozohet si lajmeve ashtu edhe shoqërisë.
“Në rastin tonë në Kosovë, neve na duhet me vendos, po e kthej në oportunitet ekonomik, se tek e fundit mirëqenia jonë lidhet me zhvillimin tonë ekonomik. Unë nuk besoj që ka sot, mos të flas pas pesë viteve, mjek i cili mund të ketë biznes apo të jetë mjek i mirë pa përdorim të teknologjisë”, u shpreh Begu.
Sipas tij ekspozimi ndaj teknologjisë është i pashmangshëm,
“Ekspozimi është i pashmangshëm. Ai ka qenë edhe në format e arkivave fizike sepse të dhënat kanë qenë në dorë të dikujt mirëpo tash është në një sistem ndoshta të enkriptuar më mirë. Sa i përket një pulle të dikujt, e vërtet, ne sot varemi prej Trumpit me telefon, edhe ai e ka një pullë, gjithmonë pulla e kuqe ka ekzistuar”, u shpreh ai.

-
Pse të rinjtë kanë ndaluar së postuari në rrjete sociale?
-
Shala: Përgjegjësia i takon secilit publikues që në postimet e tyre ka komente joligjore
-
Rrmoku: Facebooku më i përdoruri në Kosovë
-
Kërkimfaljet e shumta të Zuckerbergut
-
Sfidues konsiderohet rreziku i shpërndarjes së të dhënave në platformat online