Koronavirusi duket se nuk po ndalet, ku çdo ditë po raportohet rastet e reja.
Si rezultat, vazhdimisht po këshillohet që njerëzit të mbyllen nëpër shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë larg vendeve ku ka shumë njerëz nga të cilët virusi mund të shpërndahet shumë lehtë, shkruan ubergizmo. Për këtë arsye, shumë ngjarje janë anuluar.
Ngjarje tjetër e madhe për video-lojëra - E3, të cilën po e organizon çdo vit shoqata ESA (Entertainment Software Association), është anuluar po ashtu për shkak të shqetësimit të shpërndarjes së virusit, transmeton Koha.net.
“Pas shqetësimeve në rritje rreth virusit COVID-19, menduam se kjo do të ishte mënyra më e mirë për të proceduar kështu gjatë kësaj situate globale të papritur. Jemi shumë të zhgënjyer se nuk mund ta mbajmë këtë ngjarje për fansat dhe mbështetësit tanë. Por, ne e dimë se është një vendim i duhur duke u bazuar në informacionet që kemi sot. Ekipi jonë do t’i informojë drejtpërdrejtë pjesëmarrësit e ngjarjes rreth sigurimit të rimbursimeve të plota”, ka thënë ESA.
Gjithashtu, ka gjasa që kjo ngjarje të mbahet online. Organizatorët kanë thënë se po shqyrtojnë mundësitë, por kjo mbetet të shihet se do të arrihet.