Çmimi i roamingut në vendet e Ballkanit Perëndimor nga nesër do të jetë më i ulët 9-35 për qind, në përputhje me fazën e dytë të zbatimit të Marrëveshjes rajonale për roamingun. Por, në Bosnjë e Hercegovinë e Mal të Zi ato do të mbeten të pandryshuara, transmeton Koha.net.
Nga 1 janari i vitit 2020 ndryshon mënyra e përllogaritjes së shpenzimit roaming. Shfrytëzuesit do të paguajnë roamingun sipas parimit - çmimi vendor (që aktualisht paguan në komunikacionin vendës) plus kompensimi për roaming.
Nga 1 korriku i vitit që po vjen parashihet ulje shtesë e çmimit, ndërsa nga 1 korriku i vitit 2021 parashihet heqja e plotë e kompensimit për roaming në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Marrëveshjen rajonale për roamingun e kanë nënshkruar në prill të këtij viti në Beograd përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor - Serbia, Mali i Zi, BeH, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.
-
Nga sot, roaming më i lirë mes shteteve të Ballkanit
-
Nga 1 korriku, roamingu në Ballkan 70% më i lirë
-
Nga 1 korriku, pa roaming në Ballkanin Perëndimor
-
Më 1 korrik fillon faza e dytë e uljes së tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor
-
Nga sot ulen tarifat e romingut midis vendeve të Ballkanit Perëndimor