Platforma e transmetimit Netflix u ka mundësuar përdoruesve të saj të heqin pajisjet e lidhura të padëshiruara nga profilet e tyre, shkruan BBC.
Opsioni i ri aktualisht është i disponueshëm kryesisht në pajisjet iOS dhe Android, dhe përdoruesit tani mund të shohin se cilat pajisje përdorin Netflix përmes profileve të tyre dhe të shohin nëse ka ndonjë parregullsi. Nëse dëshirojnë, përdoruesit mund të heqin një pajisje specifike duke zgjedhur thjesht opsionin "Exit".
Opsioni ndodhet në menynë "Cilësimet e llogarisë", në seksionet "Siguria dhe privatësia" dhe "Menaxho aksesin dhe pajisjet".
Opsioni është i disponueshëm vetëm në pajisjet celulare dhe nuk dihet se kur do ta marrin përdoruesit e aplikacionit desktop dhe TV.
-
Kujdes, Netflixi po përdor metodë të re për të gjurmuar ata që përdorin llogarinë e tjetërkujt
-
Lojërat në Netflix do të kenë telefonat si kontrollorë
-
Netflixi thotë se rregullat për ndarjen e fjalëkalimeve u publikuan aksidentalisht
-
Ndarja e fjalëkalimeve në Netflix përfundon brenda këtyre tre muajve të parë
-
Netflixi do të largojë këtë muaj shumë përmbajtje nga shërbimi