Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Në Gjermani të gjithë do të kenë të drejtën për internet të shpejtë

Foto: Ilustrim

Njerëzit në Gjermani do të fitojnë të drejtën ligjore për një internet të shpejtë, sipas marrëveshjes së propozuar të koalicionit midis konservatorëve të kancelares Angela Merkel dhe Partisë Social Demokratike (SPD), tha Helge Braun, e cila u emërua për shefe të kabinetit të kancelares gjermane.

Në intervistën e sotme për gazetën gjermane Bild, Braun tha se koalicioni i ri do të krijonte një kornizë ligjore për njerëzit që të merrnin të drejtën për një internet të shpejtë.