NASA ka vite që është duke folur për të dërguar njerëzit në Mars, e edhe vazhdimisht ka përditësuar planet për këtë.
Por për fat të keq, shefi i NASA-s, William H.Gersternmaier, njoftoi se kjo agjenci nuk mund të arrijë qëllimin e dërgimit të njerëzve në Mars me buxhetin aktual të tyre, transmeton koha.net.
“Unë nuk mund të them për ndonjë datë për njerëzit në Mars, dhe arsyeja për këtë është niveli i buxhetit të përcaktuar të tanishëm, me të cilin ne nuk i kemi sistemet sipërfaqësore në dispozicion për Mars”, ka thënë Grestenmaier.
Raketa SLS e Orion i ka kushtuar shumë agjencisë, dhe si rezultat i kësaj, NASA as nuk ka mundur që të dizajnojë makina për t’u ulur në mars.
Artikuj të ngjashëm
-
NASA pritet ta shtyjë udhëtimin rreth Hënës
-
NASA synon të nisë njerëz drejt Hënës në muajin mars
-
NASA po bëhet gati të shkojë në Mars
-
Jeta në planetin Mars, ky është grupi special që do të kryejë misionin njëvjeçar
-
NASA planifikon të testojë raketa me energji bërthamore për t’i dërguar astronautët në Mars