Kompania MSI i ka prezantuar dy laptopë të rinj për lojëra nga seria Leopard - GP62MVR X Leopard Pro dhe GP72VR X Leopard Pro.
Të dy modelet karakterizohen nga një dizajn relativisht i hollë dhe i lehtë, gjë që i bën ata më mobilë se laptopët standardë të lojërave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGP62MVR X Leopard Pro është një laptop për lojëra 15.6-inçësh me ekran 1920 x 1080 IPS me kënde të gjera shikimi, transmeton “Koha Ditore”. MSI GP72VR X Leopard Pro, nga ana tjetër, e ka një ekran 17.3-inçësh Full HD panel 120Hz SPI, me kohë reagimi prej 5ms.
Sa u përket karakteristikave harduerike, të dy laptopët janë mjaft të ngjashëm. Të dy modelet punojnë me gjeneratën e shtatë të procesorëve Intel Core i7-7700HQ, kanë 16GB memorie DDR4 (deri në 32GB), dhe i përkrahin SSD-të e fundit NVM me shpejtësi deri në 2200 MB/s. Për ruajtjen e fajlave multimedia dhe të dhënave të tjera personale, është përfshirë edhe një HDD shtesë 2.5- inçësh SATA.
Duke pasur parasysh se ky është një laptop për lojëra, tastiera është Steel Series me ndriçim RGB dhe mbështetje GameSense. Killer Gb LAN (E2400) është i pranishëm për lojëra në latencë të ulët, ndërsa janë të pranishme edhe lidhjet 802.11ac Wi-Fi dhe Bluetooth 4.2 (Intel 3168). Portet e koneksioneve e përfshijnë 1xUSB 3.1 Gen 2 Type-C, 2 x Type-A USB 3.0, 1 x USB 2.0, 1 x HDMI, 1 x Mini-DisplayPort.
Të gjitha mundësohen nga bateria 41WHr gjashtëqelizëshe. Laptopët MSI Leopard Pro do të dalin në shitje deri në fund të muajit, me një çmim fillestar prej 1.100 dollarësh. Për modelin 17.3-inçësh, me karakteristikat më të fuqishme, çmimi shkon edhe përtej 1.500 dollarësh.