Motorola e cila është në pronësi të Lenovo po punon në tabletin e ri që do të vijë pas disa vitesh.
Tash për tash nuk ka shumë detaje për pajisjen e ardhshme, por siç shihet nga screenshot-i që ka rrjedhë, ai do të ketë Productivity mode.
Screenshot, po ashtu na zbulon se tableti do të bazohet në sistemin operativ Android, transmeton KosovaPress.
AndroidPolice ka bërë të ditur se tableti duhet të jetë pak më i madh, me ekran prej 9 ose 10 inç. Natyrisht, informacione tjera për specifika për momentin nuk ka.
Motorola nuk ka bërë të ditur asgjë lidhur me tabletin dhe as për datën e prezantimit.

Artikuj të ngjashëm
-
Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim
-
Alarmon studimi i madh: Ekranet e pajisjeve mund të dëmtojnë zhvillimin e fëmijëve nën 2 vjeç
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Padia e 15-vjeçarit për varësinë nga YouTube mbyllet me marrëveshje
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA