Inteli theksoi se, edhe pse sivjet planifikon t’i livrojë modemet 5G tek konsumatorët, çipi nuk do të gjendet në telefona përpara vitit 2020. Apple i përdor modemët Intel në modelet e veta të iPhoneve, kështu që periudha kornizë sugjeron se iPhone 5G nuk do ta shohim përpara vitit të ardhshëm, përcjell Engadget.
Apple ka negociuar me Samsungun dhe MediaTekun për mundësinë e përdorimit të modemit të tyre 5G këtë vit, sipas Reuters. Megjithatë, nuk dihet nëse këto negociata kanë rezultuar në ndonjë marrëveshje konkrete. Nëse e mbanë hapin me Intelin, iPhone i parë 5G nga Apple do të mund të shfaqet më shumë se një vit pas telefonave rival 5G, shkruan KOHA Ditore.
Samsungu ka prezantar telefonin e vet të parë 5G ditë më parë (Galaxy S10 5G), ndërkohë që do të fillojë të livrohet në disa muajt e ardhshëm. Gjithashtu, disa telefona të tjerë 5G nga prodhues të tjerë priten gjatë në javët në vazhdim.
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë