Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mihje kriptovalutash me energji të ripërtërishme

Një armatë kompjuterësh në një qendër të dhënash në Siberi punon pa ndalur në mihjen e kriptovalutave. Kryesisht Bitcoinit.

Operuesit nga kompania “Bitriver Rus” me seli në Moskë i kontrollojnë me dhjetëra mijëra serverë të klientëve nga çdo cep i botës.

Bitcoini është një monedhë digjitale që nuk është e lidhur me asnjë bankë apo qeveri dhe u lejon përdoruesve që të shpenzojnë para në mënyrë anonime.

Krijohet nga përdoruesit online që “mihjen” e bëjnë nëpërmjet pajisjeve teknologjike, duke dhënë hua energjinë elektrike për të verifikuar “transaksione”. Si “shpërblim” e marrin kriptovalutën më të madhe në botë.

Për të mihur Bitcoin makinat duhet të bëjnë një numër të madh kalkulimesh. Për këtë u duhet shumë energji.

Edhe Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit? Botë 1 muaj më parë Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?

Por tani në “Bitrivers” kjo energji është duke u gjeneruar nga burimet e ripërtërishme.

Në procesin e mihjes kostoja e rrymës përbën një faktor vendimtar, andaj lokacioni është shumë i rëndësishëm.

E themeluar më 2017, kompania ka hapur qendrën e saj të parë dhe më të madhe të të dhënave në qytetin siberian, Bratsk, më 2019.

“Bitriveri” ka njoftuar se shfrytëzon aktualisht vetëm energji hidroelektrike për këtë qendër të dhënash. Kjo ngase çmimi i energjisë elektrike në Siberi është ndër më të lirat jo vetëm në Rusi, por në gjithë botën.

Edhe Turkmenistani, një nga vendet më të izoluara në botë, legalizon kriptomonedhat Botë 6 muaj më parë Turkmenistani, një nga vendet më të izoluara në botë, legalizon kriptomonedhat

E hidroenergjia që ajo e përdor është një burim i ripërtërishëm energjie. Mirëpo disa ambientalistë argumentojnë se nuk është aq “e gjelbër”, meqë mund të ndërlidhet me shkatërrimin e mjedisit gjatë fazës ndërtimore.

Megjithëkëtë, kompania shpreson që me anë të saj të gjenerojë më shumë Bitcoinë me kosto më të paktë.