Eugene Mutai është më se i vetëdijshëm për rreziqet e mihjes së parasë virtuale.
“Ndonjëherë pyes veten: a do të pëlcasë flluska?”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhe ka të drejtë të jetë – kriptovalutat janë të brishta. Por kjo nuk ka ndaluar së operuari në cepin e tij kundërthënës dhe nën hije të sistemit global financiar, shkruan Koha Ditore.
Disa vjet më parë, Mutai po punonte në një fermë në Kenian rurale. Tani është një mihës i kriptovalutave në Nairobi. Banesa e tij – ku e zhvillon aktivitetin – është e ndriçuar me një llambë blu dhe e mbytur në pajisje kompjuterike për kriptovaluta, të cilat i bëri vetë. Mutai nisi t’i hulumtojë kriptovalutat vitin e shkuar.
“Isha kureshtar të di se çfarë i bënte këto monedha alternative të lulëzojnë”, thotë ai. “Bitcoini ishte zor të mihej atëherë”, tregon ai për CNN. Edhe ashtu tanimë kishte tepër shumë mihës të Bitcoinit.
Kështu që Mutai nisi mihjen e Ethereumit, një kriptovalutë e ngjashme, por dukshëm më pak e njohur.
Për Mutain, valutat në Internet janë revolucionare. Ato i hapën dyert e një bote të financave që mund të mos ishin të qasshme për një fëmijë autodidakt dhe të obsesionuar pas teknologjisë nga Kenia, i cili nuk kishte diplomë kolegji. Por kjo botë kishte edhe një anë të errët, të hapur për mashtrime. Por këtë shans Mutai megjithatë e shfrytëzoi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.