Tech

Microsofti e paralajmëron investimin prej 1 miliard dollarësh në OpenAI

Microsofti i ka njoftuar planet për t’i investuar 1 miliard dollarë në OpenAI. Dy kompanitë e kanë nisur një partneritet shumëvjeçar i cili do t'ua mundësojë të punojnë së bashku në inteligjencën artificiale dhe teknologjitë e tjera në infrastrukturën cloud të Microsoft Azure. OpenAI u krijua fillimisht si një organizatë jofitimprurëse në vitin 2015 me një fond prej 1 miliard dollarësh nga investitorët e mëdhenj të Silicon Valley si Peter Thiel, Sam Altman, Reid Hoffman dhe të tjerë.

Më herët këtë vit, OpenAI e krijoi departamentin e profitit për të tërhequr investime nga jashtë. Kompania angazhon hulumtues të inteligjencës artificiale për të arritur përparim në këtë fushë. Gjithashtu ajo përqendrohet në implikimet dhe sigurinë e inteligjencës artificiale.

Kompania thekson se ky investim nga Microsofti do të mundësojë që "inteligjenca e përgjithshme të bëhet artificiale", shkruan KOHA DItore. Kjo është një pjesë kyçe e segmentit të tregut, që në thelb do të thotë se kompjuteri është në gjendje ta zotërojë subjektin/detyrat jo vetëm mjaft mirë, por edhe më mirë se njerëzit më të aftë. Kështu, sistemi do të jetë në gjendje të jetë kompetent në më shumë fusha sesa cilado qenie njerëzore.

Microsoft theksoi se do të punojë së bashku me OpenAI për të krijuar teknologji të reja të AI-së në shërbimin cloud të kompanisë të quajtur Azure.