Gjiganti amerikan i teknologjisë Microsoft ka konfirmuar se po vazhdon bisedimet për të blerë operacionet në SHBA të aplikacionit kinez TikTok, shkruan BBC.
Shefi ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella, ka biseduar të dielën me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në lidhje me këtë blerje, siç ka njoftuar firma.
Microsofti ka shtuar se vlerëson plotësisht rëndësinë e adresimit të shqetësimeve të presidentit Trump. Do të bëhet një rishikim i plotë i sigurisë së aplikacionit. Microsofti po ashtu do t’i ofrojë Qeverisë së SHBA-së një listë me përfitimet ekonomike të vendit.
Gjiganti teknologjik shpreson të përfundojë diskutimet me firmën ByteDance, që e ka në pronë TikTokun, deri më 15 shtator.
Microsofti ka thënë se po shikon të blejë shërbimet e TikTokut edhe në Kanada, Australi e Zelandë të Re.
Më herët presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të ndalojë softuerët kinezë në SHBA pasi përbëjnë rrezik të sigurisë nacionale.
-
Microsofti po shqyrton blerjen e TikTokut
-
TikTok refuzon ofertën e Microsoftit për blerje të operacioneve të aplikacionit në SHBA
-
TikToku, “arma” e re e Kinës në përballjen me SHBA-në
-
Marrëveshja SHBA-Kinë për TikTokun përcakton që asetet të kalojnë në duart amerikane
-
Trumpi shtyen përsëri afatin për mbylljen e TikTokut