Microsofti zyrtarisht e ndërpreu mbështetjen e vet për Windows 7 në fillim të janarit, por tani është i detyruar ta sigurojë të paktën edhe një.
Microsofti e ka ndërprerë ofrimin e mbështetjes për Windows 7 pas më shumë se 10 vjetësh, dhe edhe pse azhurimet e fundit janë dukur mjaft rutinore, ende ekziston problemi me wallpaper.
Microsofti ka konfirmuar se një prej azhurimeve me etiketën KB453431 mund ta shkaktojë zhdukjen e wallpaperve dhe desktop të zi kur zgjidhet modi Stretch, shkruan KOHA Ditore. Modet e tjera funksionojnë pa probleme.
Azhurnimi, që do ta zgjidhë këtë problem, do të jetë në dispozicion për të gjithë falas.
Microsofti përndryshe nuk e ka zakon të ofrojë azhurnime për sistemet operative, të cilat më parë janë ndërprerë zyrtarisht.