Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Microsoft zbulon një kontrollues të ri për Xbox Elite

Microsoft sot ka zbuluar një version të ri të kontrolluesit më të famshëm të saj për Xbox Elite.

Përderisa shumë përdorues kanë shpresuar për një gjeneratë të dytë të kontrolluesit e me dizajn e tipare të reja të tij, Microsofti ka prezantuar një version të bardhë të atij ekzistues të Xbox Elite, transmeton koha.net.

Ky kontrollues i përditësuar, çuditërisht nuk ka të integruar Bluetooth për lidhje pa tela me kompjuterë me Windows 10 apo port modern të USB-C.

Ka të njëjtin dizajn origjinal sikurse ai që është shitur në 2015-ën me Xbox Elite.

Ky kontrollues i ri, ngjyrë të bardhë i Xbox Elite do të dalë në shitje në Microsoft Store e GameStop në tetor të këtij viti me çmim prej 149.99 dollarë.

{gallery}