Samsung Galaxy Note 7 kishte probleme të mëdha pas lansimit, kështu që kompania vendosi ta tërheqë atë nga tregu.
Megjithatë, Samsungu rregulloi pajisjen, e cila së shpejti do të dalë në treg me emrin e ri Galaxy Note FE. Sipas raportimeve, Galaxy Note FE do të dalë në shitje më 7 korrik në territorin e Koresë Jugore, transmeton kp.
Sugjerohet se Galaxy Note FE do të ketë të integruar asistentin Bixby, duke u bërë pajisja e dytë me integrim të Bixby, pas modelit Galaxy S8.
Çmimi i tabletit pritet të jetë ndërmjet 650 deri 670 dollarë.
Artikuj të ngjashëm
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Blerjet nga Shein, Temu dhe AliExpress bëhen më të shtrenjta në BE, shkak tarifa e re
-
Më në fund zbulohet çmimi i GTA 6