Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Më 10 shtator Apple pritet të sjellë iPhone 11

Apple ka lansuar sot përditësimin e shtate beta për sistemin iOS13, dhe me këtë rast ka dhënë një kod përmes së cilit ka treguar se kur mund të prezantohet iPhone i ri, raporton GSMArena.

Një aset brenda kodit iOS 13 është imazhi që ju sjellim më poshtë, që tregon një pamje të iOS me datën 10 shtator, ditë e marte. Derisa emri i tij është “Mbajeni për lansim”, që shton spekulimet se kjo është dita kur Apple do të bëjë prezantimin e saj të madh, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Në vitin e kaluar, data në këtë aset ishte 12 shtator, që ishte pikërisht data kur Apple kishte prezantuar telefonët e saj të rinj.