Mbikëqyrësit e Holandës thanë të shtunën se Apple do të lejojë metoda të ndryshme pagese në aplikacionet holandeze të takimeve, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje që rezultoi në gjobën e kompanisë me 50 milionë euro.
Autoriteti për Konsumatorët dhe Tregje (AMC) tha në një deklaratë se me këtë zgjidhje, Apple do të përmbushë kërkesat që rregullatori kishte vendosur sipas rregullave të konkurrencës të Bashkimit Evropian dhe Holandës.
“Në ekonominë digjitale, kompanitë e fuqishme kanë një përgjegjësi të veçantë për ta mbajtur tregun të drejtë dhe të hapur. Apple e shmangu këtë përgjegjësi dhe abuzoi me pozitën e saj dominuese kundrejt ofruesve të aplikacioneve për takime”, ka thënë Martijn Snoep, kryetar i bordit të ACM.
“Ne jemi të kënaqur që Apple më në fund ka sjellë kushtet e saj në përputhje me rregullat evropiane dhe holandeze të konkurrencës”.
ACM vendosi vitin e kaluar se rregullat e Applet shkelnin ligjet holandeze të konkurrencës në tregun e aplikacioneve për takime dhe kërkonin që Apple t'i lejonte ata zhvillues të përdornin procesorë pagesash të palëve të treta.
Të premten, Apple përcaktoi rregullat se si zhvilluesit e aplikacioneve të takimeve të ofruara në Holandë mund të anashkalojnë sistemet e saj të pagesave brenda aplikacionit.