Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Mbi 90 % e përdoruesve të Gmailit nuk përdorin verifikimin dy-hapash

Siguria dhe sigurimi i përdoruesve në internet është gjëja më e rëndësishme ditëve të fundit sesa më parë.

Pasi kërcënimet në internet vazhdojnë të rriten dita ditës, është e domosdoshme që të përdorim të gjitha mjetet që janë në dispozicion për të siguruar që llogaritë të mbesin të mbrojtura, transmeton Koha.net. Sikur shumica e shërbimeve të tjera në internet, Gmail ofron verifikimin dy-hapash si një shtresë shtesë sigurie për përdoruesit, por del se mbi 90 për qind e përdoruesve të Gmailit nuk e përdorin këtë lloj verifikimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mbi 90 për qind e përdoruesve aktivë të Gmailit nuk janë të mbrojtur me verifikimin dy-hapash”, ka thënë Grzegorz Milka, inxhinier softuerik i Googlet, në konferencën për siguri “Usenix Enigma 2018”.

Verifikimi dy-hapash apo me dy faktorë është një shtresë shtesë e sigurisë të cilën sot shumica e shërbimeve të internetit e ofrojnë. Ai kërkon fjalëkalimin e përdoruesit dhe një formë shtesë të verifikimit të tillë si një kod i dërguar në numrin e tyre të telefonit mobil të regjistruar. Kjo redukton rrezikun e qasjes së paautorizuar kur fjalëkalimi i përdoruesit vidhet, veçanërisht kur përdorin të njëjtin fjalëkalim për llogari të ndryshme në internet.

Milka është pyetur përse Google nuk e bënë verifikimin me faktorë apo dy-hapash obligues për të gjithë përdoruesit e saj, përcjell Koha.net. Ai tha se gjiganti i kërkimit, Google, nuk e bënë këtë për shkak të shqetësimeve të përdorimit. “Çështja është se sa njerëz do t’i dëbonim nëse i detyrojmë ata të përdorin sigurinë shtesë”, ka thënë ai.

Nëse jeni njëri nga përdorues të Gmailit që nuk e keni përfituar këtë veçori të sigurisë, do të ishte në interesin tuaj më të mirë për ta bërë këtë.