Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Marina amerikane do të drejtojë nëndetëset me dorezë të Xboxit

Është çmenduri të mendohet që pajisjet ushtarake të kontrollohen nga dorezë Xboxi, por kjo gjë pritet të ndodhë shumë shpejt në marinën amerikane.

Periskopët e nëndetëseve do të kontrollohen me doreza Xboxi, duke filluar që nga nëntori.

Kjo vjen pasi kontrolluesi i periskopit ishte i shtrenjtë (38 000$) dhe shumë i rëndë për t’u manovruar. Gjithashtu, atyre që do e përdornin u duhej shumë kohë për ta mësuar, transmeton tch.

Kur u provua doreza e Xboxit, askush nuk kishte vështirësi për të mësuar komandat dhe për të kontrolluar periskopin. Plus që çmimi i një doreze të tillë është vetëm 30 dollarë.

Artikuj të ngjashëm