Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

LG azhurnon monitorët UltraFine 5K, që punojnë me iPad Pro

LG UltraFine 5K Display kthehet pas një mungese disa muajshe, ndërsa versioni i azhurnuar i monitorit 27-inçësh tani është kompatibil me daljen USB-C të modeleve më të reja iPad Pro. Kjo i bën monitorët një opsion të mirë nëse keni nevojë për një ekran të madh sekondar, për t’i shikuar fotot dhe videot ose për shfaqje të përmbajtjes nga ekrani iPad Pro. Modelet e mëparshme kanë punuar vetëm me Thunderbolt, raporton Engadget.

Me përjashtim të mbështetjes USB-C, LG UltraFine 5K Display nuk implementon revizione të mëdha, shkruan KOHA Ditore. Ai akoma e ofron gamën e njohur të ngjyrave P3, 500 nite të ndriçimit dhe 94W me një port Thunderbolt 3 ose tre porte USB-C. Kamera dhe altoparlantët e integruar mundësojnë fokusim në një ekran më të madh gjatë video thirrjeve.

Çmimi gjithashtu ka mbetur i pandryshuar dhe është 1300 dollarë. Monitori është i destinuar kryesisht për profesionistë të cilët insistojnë në monitorët e orientuar drejt Apple.