Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Lenovo sjell tabletin ThinkPad X1 me ekran të palosshëm OLED

Lenovo ka prezantuar pajisjen PC me ekran të palosshëm, i cili nuk pritet në treg para vitit 2020. Tableti i përket linjës ThinkPad X1, por ende nuk ka emërtim zyrtar, raporton Neowin.

Tableti ThinkPad X1 ka ekran OLED 13.3 inçësh 2K, me një raport të faqeve prej 4:3, i cili konvertohet në ekran 9,6-inçësh 3:2 kur paloset. Pajisja punon me sistemin operativ Windows dhe ka procesor Intel. Më shumë detaje rreth kësaj mbështetjeje do të publikohen më vonë.

Image

Tableti gjithashtu ka mbështetje për lapsin e mençur, kamerën IR për Windows Hello dhe dy porte USB Type-C. Në fund, ofrohet edhe tastiera Bluetooth që e bën pajisjen një laptop plotësisht mobil, shkruan KOHA Ditore.

Theksohet se ky produkt nuk është krijuar të jetë risi, por është dizajnuar si një zëvendësim i plotë i laptopëve, i dedikuar për entuziastët e teknologjisë, përdoruesit afaristë të telefonave mobil dhe ata që përdorin tabletë/PC në lëvizje.

Image

Lenovo e ka zhvilluar tabletin e vet ThinkPad X1 me ekran të palosshëm OLED tash tre vjet dhe i ka kaluar testet e zakonshme MIL-STD-810G të cilave u nënshtrohen të gjitha modelet ThinkPad.

Gjithashtu, edhe një gjë e rëndësishme që duhet të theksohet është se nuk ka asnjë rrudhosje të dukshme në vendin ku ekrani paloset. Kjo është një fushë ku Lenovo ka investuar shumë për t’u siguruar që çdo gjë të funksionojë siç është planifikuar.