Kompania e njohur Lenovo njofton se seria e saj e tabletëve, Tab 4, tani zyrtarisht është në dispozicion për shitje.
Seria Tab 4 përbëhet nga katër modelet, duke përfshirë Lenovo Tab 4 10, Lenovo Tab 4 10 Plus, Lenovo Tab 4 8 dhe Lenovo Tab 4 8 Plus, transmeton Koha.net.

Të gjitha këto tabletët e rinj punojnë me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow dhe në vijim po ju paraqesim specifikat tjera të tyre:
Lenovo Tab 4 10 Plus
- Ekran 10.1-inç Full HD
- Procesor Snapdragon 625 me tetë bërthama
- Deri në 4 GB RAM memorie dhe deri në 64 GB memorie të brendshme
- Kamera kryesore prej 8 MP dhe ajo e përparme prej 5 MP
Lenovo Tab 4 10
Edhe
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
- Ekran 10.1-inç me rezolucion prej 1280 x 800 pikselë
- Procesor Snapdragon 425 me katër bërthama
- 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme
- Kamera kryesore prej 8 MP dhe ajo e përparme prej 5 MP
Lenovo Tab 4 8 Plus
- Ekran 8-inç Full HD
- Procesor Snapdragon 625 me tetë bërthama
- Deri në 4 GB RAM memorie dhe deri në 64 GB memorie të brendshme
- Kamera kryesore prej 8 MP dhe ajo e përparme prej 5 MP
Lenovo Tab 4 8
- Ekran 8-inç me rezolucion prej 1280 x 800 pikselë
- Procesor Snapdragon 425 me katër bërthama
- 2 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme
- Kamera kryesore prej 5 MP dhe ajo e përparme prej 2 MP