Në shtator të vitit 2018, Lenovo e paraqiti një kërkesë për patentë pranë organizatës WIPO (World Intellectual Property Office), e cila flet për një telefon vertikalisht fleksibil. Ky model i ngjan deri diku telefonit Motorola Razr, sepse e ka një ekran sekondar, raporton LetsGoDigital.

Patenta e Lenovos e ka një menteshë të madhe në anën e pasme, e cila e mundëson përzgjedhjen e pikës së lakimit, ashtu që telefoni të mundë të lakohet deri në gjysmë ose pothuajse plotësisht. Në këtë mënyrë, një pjesë e ekranit mbetet e dukshme dhe e disponueshme për përdorim.

Sipas të gjitha gjasave, kornizat janë mjaft të mëdha që të mundë ta implementojnë kamerën e përparme dhe kufjet, me sensorë të zakonshëm, ndërsa në pjesën e pasme shihet vetëm një kamerë, shkruan KOHA Ditore.
Ky është dizajni preliminar, në bazë të të cilit sajti LetsGoDigital i ka bërë renderët e vet.