Belin, 1 tetor – Prodhuesi i famshëm gjerman i aparateve fotografike ”Leica” do të rinovojë aparatin e famshëm sovjetik ”Zenit”, më shumë se 30 vite pas përfundimit të prodhimit të tij në seri, me një model të ri që pritet të zbulohet, i frymëzuar nga ky dizajn i famshëm, por i përshtatur me epokën dixhitale.
Ky aparat i ri i quajtur ”Zenit M”, sipas raportimit të AFP-së, që e transmeton ATSH, do të pajiset me një lente të prodhuar në Rusi nga uzina historike e Krasnogorskit, KMZ, pranë Moskës, por do të bashkohet në Gjermani me teknologjitë ”Leica”, njoftoi konglomerati shtetëror rus ”Rostec” i cili kontrollon prodhuesin rus.
Dizajni i ”Zenit M” do të frymëzohet nga modelet historike të uzinës, ”Zenit E” dhe ”Zorki”, që për ironi të historisë u kthyen në muzën kryesore të ”Leica”.
-
Trumpi propozon që Ukrainës t’i jepet licenca për prodhimin e raketave “Patriot”
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Inteligjenca Artificiale kthen tifozin gjerman në figurën e Hitlerit
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve
-
Ferrari prezanton superveturën elektrike “Luce” në vlerë prej 640 mijë dollarë