Tech

Lansohet në treg iPhone 14, a do të rriten çmimet?

E mërkura është dita kur Apple do të lansojë telefonin më të ri, iPhon 14.

Por pyetja më e madhe në treg është se sa do të kushtojë në një ekonomi ku secili çmim ka pësuar ngritje.

Apple i ka besnikë blerësit e tij, por në një kohë problemesh financiare njerëzit do të mendojnë dy herë nëse duhet të marrin iPhone 14 apo të qëndrojnë me versionet e vjetra.

Ekspertët thonë se Apple e cila veçse i ka pasur çmimet e larta do të tentojë të mos i rrisë duke marrë parasysh vështirësitë që klientët kanë me çmime të tjera.

Megjithatë, ata që kanë një iPhone do të duan sërish një iPhone dhe rrallëherë dalin në android për shkak të çmimeve.

Drejtori i kompanisë, Tim Cook, ka thënë se nuk kanë vërejtur ndikim në shitje.

“Klientët vazhdojnë ta shohin iPhonin si mbret në mesin e telefonave të mençur”, ka thënë ai.

Një analist me bazë në Azi ka thënë se iPhon 14 mund të ketë çmim më të lartë për 14 për qind, krahasuar me kohën kur lansoi iPhone 13.

Telefoni i ri pritet të ketë kamerë më të mirë dhe do të vijë në disa versione.