Është lansuar në Evropë telefoni Lenovo Legion Duel, raporton GSMArena.
Telefoni për lojëra ka të kombinuar procesor Snapdragon 865+ me 144 Hz AMOLED me ekran prej 6.65”, 1080p+, transmeton KOHA.
Telefoni më së shumti do të përdoret në mënyrë horizontale. Çmimi i tij është 1 mijë euro.
Ai ka 16 GB RAM dhe hapsirë memorizuese 512 GB UFS 3.1.
Legion Duel pritet të fillojë transportimin në 15 tetor.
Ai pritet të lansohet edhe në Lindjen e Mesme, Azi dhe Amerikën Latine, megjithatë ende nuk dihet se kur.
Artikuj të ngjashëm