Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Lansohet monitori Asus ROG Strix XG49VQ

Në fillim të vitit, Asus e paralajmëroi monitorin e vet të ri - ROG Strix XG49VQ. Bëhet fjalë për modelin e lakuar 49-inçësh, me një raport prej 32:9, HDR (high-dynamic range) të mbështetur me një normë të lartë të rifreskimit dhe teknologji FreeSync 2.

ROG Strix XG49VQ e arrin një normë rifreskimi prej 144Hz për ekranin e vet të lakuar 1800R dhe ka mbështetje FreeSync 2 HDR për pronarët e kartelave grafike Radeon. Asusi qëllimisht vendosi të mos e implementojë rezolucionin 1440p, për shkak se rezolucioni i zgjeruar 3840 x 1080p Full HD punon shumë më lehtë në shumicën e harduereve aktuale, pa nevojën për të krijuar sistem multi-GPU, përcjell KitGuru.

Ekrani është krijuar me përkrahje të avancuar për ngjyrat, duke përfshirë teknologjinë High Dynamic Range (HDR), mbulueshmëri DCI-P3 90%, thellësi 10-bitëshe të ngjyrave, DisplayHDR 400 për ekuilibër më të mirë gjatë gameplay me latencë, ndriçim dhe kontrast të ulët, shkruan KOHA Ditore.

Monitori Asus ROG Strix XG49VQ vjen edhe me teknologjinë Shadow Boost për përmirësimin e zonave të errëta në lojëra, teknologjinë hotkey GamePlus për qasje të shpejtë në konfigurimet në lojëra, e ka opsionin e integruar crosshair-overlay, timer on-screen, numrator të FPS dhe Ultra-Low Blue Light Filter.

Artikuj të ngjashëm