Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ky është laptopi 2500 dollarësh i Porsches

Kompania e njohur e veturave, Porsche, është fokusuar edhe në krijimin e pajisjeve të shtrenjta. Në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017) është prezantuar edhe laptopi i tij.

Laptopi hibrid, The Porsche Design Book One, mund të funksionojë edhe si tablet dhe Surface Book i Microsoftit.

Ky laptop ka ekran 13.3 inç, procesor Core i7 dhe 16 GB RAM. Në të njëjtën mënyrë si Surface Book, ekrani mund të shkëputet nga pjesa tjetër e laptopit dhe të bëhet tablet, transmeton tch. Për më tepër ekrani mund të rrotullohet në 360 gradë.

Ai, po ashtu, vjen edhe me 512 GB memorie të brendshme me shpejtësinë SSD dhe një tastierë të zbukuruar.

Laptopi punoni me Windows 10 dhe pritet të dalë për shitje në Amerikën në muajin prill të këtij viti.

Edhe Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një” Auto 2 j. më parë Dacia prezanton Striker, modelin që ka “gjithçka në një”

Duke qenë e fokusuar tek pajisjet e shtrenjta, disa vite më parë Porsche ka lansuar edhe smartfonin BlackBerry Bold 9900, duke i shtuar logon e Porsches, dhe e quajti BlackBerry Porsche Design P’9981, me një çmim 1500 dollarë.

{gallery}