Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kur dhe kush e shpiku telekomandën e televizorit?

Zenith Radio Corporation, në fund të shekullit të kaluar, shpiku telekomandën e televizorit. Presidenti i kompanisë, Eugene F McDonald, i porositi inxhinierët e tij të gjenin një mënyrë për të shmangur publicitetet e gjata të kohës, transmeton Shekulli.

Kështu lindi aparati i parë i këtij lloji.

Ajo u quajt Lazy Bone dhe, sigurisht, nuk ishte si ajo që dimë tani: ishte një kuti, me çelësa të mëdhenj, të lidhur në televizor me kabllo. Megjithatë, telekomanda me kabull, ishte jetëshkurtër: rreth vitit 1955,e njëjta kompani zhvilloi ‘Flashmatic’.

Megjithatë, Flashmatika nuk ishte e përsosur. Në fakt, rrezet e diellit mund të aktivizonin foto celulën dhe, kanali ndryshohej në mënyrë të rastësishme. Pra, pas vetëm një viti, telekomanda u përmirësua (përsëri tek Zenith) nga Robert Adler. Impulset e dritës u zëvendësuan me ultratinguj, më pak të ndjeshëm ndaj ndërhyrjes.

Teknologjia me ultratinguj mbeti në modë për rreth 25 vjet. Në fund të viteve ’70 ajo u zëvendësua nga teknologjia me infra të kuqe. Telekomandat moderne, pjesa me e madhe, përdorin ende teknologjinë infra të kuqe.

Në disa televizorë të gjeneratës së fundit, rrezet infra të kuqe janë zëvendësuar me valë radioje, të cilat në dallim nga infrakuqe kanë avantazhin e kapërcimit të pengesave (muri, mobili ecc.).