Herën tjetër kur të pranoni e-mail nga shërbimi i njohur Netflix jeni të kujdesshëm kur të hapni atë.
Ekspertë për siguri në internet kanë lëshuar një njoftim urgjent rreth virusit që sulmon e-mailat e Netflix dhe është dizajnuar që të mashtrojë njerëzit që të japin detaje të kredit kartelave, transmeton KosovaPress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Netflix është bërë punë e preferuar për frymëzimin e mashtruesve në internet. Baza e gjerë e përdoruesve i ka bërë ata të jenë shumë popullor “, thotë Emanuel Marshal nga MailGuard.
Duke përdorur teknikën phishing, hakerët bindin njerëzit që të ndajnë me ta të dhënat financiare, dhe më pas u dërgojnë mesazhe se parapagimi për Netflix ka dështuar dhe duhet të përsëritet.
Për këtë arsye keni kujdes kur hapni e-mailin dhe shikoni mirë adresën se prej nga vjen. Nëse shihni një grumbull numrash dhe shkronjash, sigurisht se ky nuk është Netflix.