Është ende një teori, por mund të jetë hapi i parë drejt mjeteve hapësinore super të shpejta të së ardhmes, në gjendje që të arrijnë planetin më të afërt jashtë Sistemit Diellor në vetëm 20 vite, pa karburant, por duke përdorur thjesht dritën.
Në fakt, kërkimi i bërë nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (Caltech), i publikuar në revistën “Nature Photonics”, ka zbuluar se objektet mund të ngrihen dhe të lëvizin vetëm me forcën e lazerit, falë dizenjimeve mikroskopike në sipërfaqen e tyre.
Pincat optike që përdoren sot në laboratorët e gjithë botës, që i sollën Arthur Ashkinit Çmimin Nobel për Fizikën në vitin 2018, mundësojnë manipulimin e objekteve shumë të vogla duke përdorur presionin e ushtruar nga një rreze lazer shumë e përqendruar.
Por kanë një limit, funksionojnë vetëm në shkallë mikroskopike dhe në distanca shumë të shkurtra.
Ndërsa metoda e zhvilluar nga Ognjen Ilic dhe Harry Atwater, mundëson që të punohet edhe me objekte që janë mijëra kilometra larg. Çelësi qëndron në mbulimin e sipërfaqes me dizenjime mikroskopike në gjendje të ndërveprojnë me dritën duke mbajtur objektin në rrezen e tij të veprimit.
Edhe
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi
Në teori, një mjet i mbuluar nga këto struktura mikroskopike mund të lëvizë vetëm me një rreze lazer të vendosur mbi Tokë.
Pa pasur nevojë që të transportojë karburant, anija mund të arrijë shpejtësi të jashtëzakonshme dhe të udhëtojë drejt yjeve të tjera në kohë relativisht të shkurtra./atsh
-
Të moshuarit që ecin më shpejt kanë deri në 50 për qind më pak rrezik për rënie të funksioneve të trurit
-
Gjallesa e Antarktidës mund të ndihmojë në zhvillimin e ilaçit të ri kundër melanomës
- Vizioni i Papës për inteligjencën artificiale dhe kufizimet e tij
-
A e dini se ka më shumë yje në hapësirë sesa kokrra rëre në të gjithë botën