Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kryeministrja finlandeze: Evropa është shumë e varur nga Kina për teknologji

Evropa aktualisht është shumë e varur nga Kina për teknologji dhe duhet të jetë e kujdesshme ndaj kësaj varësie, ka thënë të enjten kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin.

Derisa po fliste në një ngjarje vjetore në Helsinki, Marin ka përmendur mungesën e çipave, raportoi Reuters.

"Le të jemi të sinqertë, ne kemi dobësi tashmë. Më së miri e shohim kur shikojmë çipat ose gjysmëpërçuesit. Jemi shumë të varur”, ka thënë Marin.

Sipas kryeministres finlandeze, Evropa ka shumë për të mëduar nga varësia e saj nga vendet tjera. Së pari energjia ruse çoi në krizën e vazhdueshme energjetike në Evropë. Marin thotë se mësimi tjetër është nga mungesa e furnizimeve mjekësore që është parë gjatë pandemisë COVID-19.

“Ne duhet të sigurohemi që kemi aftësitë dhe njohuritë për të ndërtuar këto teknologji dhe të mos jemi të varur nga Kina dhe vende të tjera autoritare që kanë logjikë të ndryshme nga ato të vendeve demokratike”, shtoi ajo.

Edhe Evropa duhet t'u japë fund varësive nga SHBA-ja dhe Kina, thotë Macroni Botë Evropa duhet t'u japë fund varësive nga SHBA-ja dhe Kina, thotë Macroni

Marin kërkoi që Evropa të investojë më shumë në zhvillimin e fushave të reja të teknologjisë si inteligjenca artificiale dhe llogaritja kuantike.

"Me të vërtetë shqetësohem për këtë pjesë të teknologjisë sepse kam frikë se po bëjmë të njëjtat gabime me teknologjinë dhe zgjidhjet digjitale dhe gjithashtu lëndët e para që na duhen për të ndërtuar këto teknologji", tha ajo.