Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Australia nuk ka frikë nga bllokada që i ka bërë Facebook-u

Kryeministri australian Scott Morrison ka deklaruar se qeveria e tij nuk frikësohet nga bllokimi që Facebook u ka bërë përdoruesve të këtij shteti duke u pamundësuar atyre që të publikojnë lajme.

Morrison e ka përshkruar këtë veprim të facebook-ut si arrogant dhe dëshpërues.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Facebook po i përgjigjet një ligji të propozuar që do të bënte që gjigantët e teknologjisë të paguajnë për përmbajtjen e lajmeve në platformat e tyre, shkruan BBC.

Populli australian u zgjua të enjten me lajmin se rrjeti i famshëm social ka bllokuar publikimin e lajmeve në platformën e tij për këtë shtet.

Edhe njerëzit jashtë këtij shteti nuk kanë mundësi të kenë qasje në lajmet e publikuara në facebook në Australi.

Google dhe Facebook e kanë kundërshtuar këtë ligj duke thënë se kjo nuk është mënyra se si interneti funksionon dhe se padrejtësisht “penalizon” platformat e tyre.

Mirëpo, për dallim prej Facebook-ut, Google në ditët e fundit ka nënshkruar marrëveshje pagese me tri prej pikave më të mëdha të shitjes në Australi.