Është konfirmuar data e lansimit të Galaxy S8 Active.
Smartfoni i pathyeshëm i gjigantit të teknologjisë, Samsung, do të fillojë para-shitjen nga sot (8 gusht) përmes AT&T, ndërsa do të lansohet më 11 gusht, transmeton Koha.net. Smartfoni i ri do të shitet ekskluzivisht vetëm nga AT&T për një periudhë kohore dhe ky operator do ta ofrojë atë me çmim duke filluar nga 28 dollarë në muaj.
Samsung Galaxy S8 Active vjen me procesor Snapdragon 835, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 12 megapikselë, si dhe me baterinë prej 4 mijë mAh. Është e qartë se bateria e këtij smartfoni e këtij smartfoni është më e madhe se e Galaxy S8, bateria e të cilit është 3,000 mAh.
Për shkak se është menduar të jetë smartfon i pathyeshëm, ai është rezistentë ndaj goditjeve ose gërvishtjeve, ujit dhe pluhurit. Galaxy S8 Active mund të “mbijetojë” deri në 1.5 metra nën ujë për 30 minuta ose të bie nga 5 metra lartësi mbi një sipërfaqe të rrafshët.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit