Kompania e njohur kineze, Huawei, më parë ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë tre telefona të rinj me nga tri kamera në pjesën e pasme, të vendosura me pozicione të ndryshme.
Telefonat e rinj pritet të jenë: versioni bazik P20, P20 Plus dhe P20 Pro.
Tani, në internet janë publikuar disa fotografi në të cilat shihet modeli P20 Pro, transmeton Koha.net. Në fakt, fotografitë zbuluan edhe dizajnin e tre kamerave që posedon ky telefon.
{gallery}
Gjithashtu, në fotografi shihet mbishkrimi “See mooore with AI” ku tre “000” nënkuptojnë tre kamera.
Seria e re e telefonave Huawei P20 pritet të lansohet zyrtarisht në fund të këtij muaji, saktësisht më 27 mars.
Artikuj të ngjashëm
-
Smartfoni i ri i Huaweit në version Pro me tre kamera do të kushtojë 900 euro
-
Videot promovuese të Huawei P20 tregojnë aftësitë e tri kamerave të tij
-
Huawei konfirmon emrin e telefonit të ri me tre kamera
-
Tre telefonat e rinj të Huaweit me nga tri kamera
-
Konfirmohet se Huawei P30 Pro do t’i ketë katër kamera në anën e pasme