Tech

Konfirmohen specifikat e Meizu 6s dhe mësohet data e lansimit

Më 17 janar, kompania e njohur kineze Meizu do të zbulojë smartfonin e saj të ri – M6s.

Rastësisht, ky do të jetë modeli i parë që do të përfaqësojë brendin “mblu”, së paku në Kinë, ndërsa seria Blu Charm është ndalë në divizionin e saj, transmeton Koha.net. Po ashtu, i njëjti telefon do të quhet mblu S6, varësisht nga tregu.

Image

Meizu M6s sapo është certifikuar nga rregullatori kinez TENAA. Si zakonisht, kjo nënkupton se janë konfirmuar disa nga specifikat kyçe të smartfonit të ri.

M6s, është telefoni i parë i kompanisë me ekran me raport 18:9 dhe madhësi prej 5.7-inç e rezolucion prej 1440 x 720 pikselë. Ai do të vijë me procesor të Samsungut Exynos 7872 SoC dhe grafikën Mali-G71, 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3,000 mAh me mbështetje për karikim të shpejtë prej 18W.

Image

Gjithashtu, sensori për gishtërinj te Meizu M6s është i vendosur në anën e djathtë të telefonit, nën butonin “Power”. Nga përpara duket shumë i ngjashëm me Xiaomi Redmi 5, i cili ka të njëjtat specifika të ekranit.

Sa i përket çmimit, Meizu M6s pritet të kushtojë rreth 130 euro.