Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kompania Kingston Technology është e para në listën e furnizuesve të DRAM

Kingston Technology Europe ka njoftuar se është renditur si furnizuesi udhëheqës në botë i moduleve DRAM, sipas listingut të fundit të DRAMeXchange, divizion ky i TrendForce.

Kingston e mban pozicionin e parë me një hise të tregut prej 72,17 për qind. Hulumtimi i TrendForce e forcon pozicionin e Kingston si lider i tregut në furnizimin e moduleve DRAM, shkruan KOHA Ditore. Lista për vitin 2018 paraqet vitin e 16-të radhazi ku TrendForce e vendos Kingstonin në pozicionin e parë të furnizuesve të moduleve DRAM.

TrendForce thekson se disa nga trendët kryesore të tregut të memorieve gjatë vitit 2018 ka qenë popullariteti në rritje i streamingut online të përmbajtjes, zhvillimi teknologjik në sferën IoT dhe zhvendosja e fokusit në qendrat e të dhënave dhe shërbimet cloud.

Tabela TrendForce i paraqet 10 furnizuesit kryesorë të moduleve DRAM.

Image