Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kompania kineze Didi paralajmëron heqjen e SHBA-së nga lista në maj

Didi Global Kinë, Prill 2022

Kompania me seli në Pekin të Kinës, Didi Global do të zhvillojë një mbledhje të përgjithshme të jashtëzakonshme më 23 maj për të votuar heqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga lista, njoftoi kompania të shtunën.

Didi Global gjithashtu ka njoftuat se nuk do të aplikojë për të listuar aksionet e saj në ndonjë bursë tjetër përpara se të përfundonte heqja e aksioneve të saj Depozitare Amerikane nga Bursa e Nju Jorkut.

Në njoftimin e kompanisë më tej u tha se do të vazhdojë të vendosë masat e duhura që përfshijnë listimin e mundshëm në një bursë tjetër të njohur ndërkombëtarisht.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Didi ka njoftuar se do të ndjekë një listim në Hong Kong pasi pati mospërputhje me rregullatorët kinezë, duke shtyrë përpara ofertën e sja fillestare prej 4.4 miliardë dollarësh në SHBA gjatë vitit të kaluar.

Rregullatorët kinezë i kanë kërkuar kompanisë që të vinte në pritje listimin e saj ndërkohë që po kryhej rishikimi i sigurisë kibernetike të praktikave të saj të të dhënave, raportoi Reuters.

Disa ditë pas këtij rishikimi, mbikëqyrësi i hapësirës kibernetike të vendit urdhëroi dyqanet e aplikacioneve të heqin 25 aplikacione mobile të operuara nga Didi dhe i tha kompanisë të ndalonte regjistrimin e përdoruesve të rinj, duke përmendur sigurinë kombëtare dhe interesin publik.