Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kina prezanton “spikerin-robot”

Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë ka prezantuar një spiker virtual të lajmeve, që vjen i veshur me kostum e që ka një zë robotik.

“Xinhua News” thotë se spikeri mund të lexojë tekstet natyrshëm si një folës profesionist.

“Përshëndetje, jeni duke shikuar programin e lajmeve në gjuhën angleze”, thotë spikeri anglishtfolës në fillim të raportit të parë.

Sogou, një motor kërkimi kinez, ishte përfshirë në zhvillimin e këtij sistemi.

“Do të punoj pa u lodhur për t’iu informuar pasi tekstet do të shtypen në sistemin tim pandërprerë”, thotë spikeri në videon e prezantimit. “Mezi pres të sjell te ju përvojën e re të lajmeve”.

Edhe Inteligjenca Artificiale – ndihmë për gazetarinë apo armë për dezinformim? Arbëri 2 muaj më parë Inteligjenca Artificiale – ndihmë për gazetarinë apo armë për dezinformim?

Po ashtu është edhe një version që flet në gjuhën kineze, me fytyrë tjetër.

“Xinhua” ka thënë se ky prezantues “do të punojë” 24 orë në ditë në kanalet e veta duke reduktuar kështu shpenzimet për prodhim të lajmeve, raporton BBC.

Për të krijuar këtë prezantues është përdorur në sistem i inteligjencës artificiale për të sintetizuar zërin, lëvizjen e buzëve dhe shprehjet e fytyrës. Ato bazohen në veprimet e prezantuesve realë.

 

Edhe Robotët humanoidë ndihmojnë policinë në rrugët e Kinës për të drejtuar trafikun Kuriozitet 2 muaj më parë Robotët humanoidë ndihmojnë policinë në rrugët e Kinës për të drejtuar trafikun