Në vitin 2017, Microsofti e prezantoi për herë të parë sistemin Fluent Design, i cili e paraqet një gjuhë të rifreskuar dizajni e cila do të publikohej gradualisht, kryesisht si pjesë e azhurnimit për Windows 10. Prej atëherë, janë shfaqur një numër i madh aplikacionesh si Groove Music, Skype etj., të cilat në vete zbatojnë elemente të ndryshme të Fluent Design, raporton Behance.
Tani është shfaqur një koncept i ri, i krijuar nga përdoruesi i Behance, Cage Ata, i cili e imagjinon File Explorerin me Implementimet e Fluent Design.

Nën emërtimin "Files", koncepti e paraqet një aplikacion krejtësisht të ridizajnuar për menaxhimin e fajllave, i cili kryesisht i synon pajisjet e palosshme të Microsoftit, të cilat mund të shfaqen në të ardhmen, shkruan KOHA Ditore.
Koncepti e paraqet një ridizajn të pamjes tradicionale të fajllave, e implementon modin e errët dhe i shton tri mode të reja për aplikacione: Carousel, Studio dhe Review. Modet e reja do të shtonin mënyra interesante për t’i shikuar fajlat, mundësinë e ndryshimit në lëvizje dhe ndryshimin e pozicionit me fotografi për ta krijuar "mood boardin".
-
Instagrami bën ndryshimin e madh, prezanton funksionin “Instants”
-
Më pak internet, më shumë intelekt, epoka e “influencerëve” që lexojnë
-
Pesë situata të përditshmërisë ku Galaxy S26 Ultra kthehet në asistentin tuaj gjenial
-
Bie Canva, përdoruesit raportojnë probleme me editimin e fotove dhe videove
-
Zbulohen pamjet e para të Golf 9